Erblin Osmani ftohet nga Kosova për Ligën e Kombeve

Talenti 17-vjeçar i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Irlandës dhe Austrisë. Osmani, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportë kosovare, aktualisht është pjesë e grupmoshave të Bayern Munichut dhe ka përfaqësuar Gjermaninë në nivelet U16 dhe U17. Megjithatë, mesfushori ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar se cilën kombëtare do të përfaqësojë në nivelin senior. Sipas raportimeve të “Bild” dhe “Transfermarkt”, ftesa e Kosovës tashmë është në duart e 17-vjeçarit, i cili pritet të vendosë në ditët në vijim. Në Gjermani ekziston shqetësim për mundësinë që talenti i gjeneratës së vitit 2009 të zgjedhë Kosovën.