US Open/ Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria

Tenisti spanjoll ka rrezikuar pas setit të parë, pastaj është ngjitur në katedër dhe ka mundur 3-1 portugezin. Fitorja e dytë radhazi për Carlos Alcaraz pa rikthimit nga dëmtimi. Spanjolli ka kaluar në turin e tretë të US Open 2026, pasi ka triumfuar ndaj portugezit Jaime Faria me përmbysje. Ndeshja zgjati 2 orë e 41 minuta.

Carlos humbi setin e parë 4-6 pas një topi ‘break’ të humbur. Pastaj, për më pak se dy orë ai fitoi 3 sete, 6-0, 6-3 dhe 6-2. Kundërshtari i radhës për tenistin spanjoll është kinezi Wu, i cili fitoi 3-0 ndaj Duckworth. Pas setit të parë Alcaraz ndryshoi marshin dhe filloi të shtynte fort, duke treguar një nivel të kënaqshëm. Portugezi Faria hasi vështirësi për t’iu përgjigjur ish-numrit 1 të botës.