Robert Moreno është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Koresë së Jugut, duke marrë drejtimin e përfaqësueses aziatike në mënyrë të përkohshme. Trajneri spanjoll do të ketë mundësinë të bindë drejtuesit e federatës për t’i besuar atij edhe në vazhdim, me synim drejtimin e skuadrës në Kupën e Azisë 2027.
Federata Koreano-Jugore e Futbollit (KFA) ka zgjedhur 48-vjeçarin katalanas, i cili bëhet spanjolli i parë që merr drejtimin e kombëtares së Koresë së Jugut.

