Mourinho ka një mesazh të veçantë për Messin: Karriera jote nuk do të harrohet asnjëherë

Jose Mourinho ka reaguar pas vendimit të Lionel Messit për t’u larguar përfundimisht nga futbolli ndërkombëtar me Argjentinën. Legjenda argjentinase njoftoi zyrtarisht se nuk do të luajë më për kombëtaren, pas një karriere të jashtëzakonshme me fanellën “Albiceleste”. Messi e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pranuar se ishte një zgjedhje e dhimbshme. “Gjithmonë kam dhënë gjithçka që kam pasur për këtë fanellë, për t’ju sjellë gëzim dhe për t’ju bërë krenarë”, shkroi ai. Në postimin e 39-vjeçarit nuk mungoi edhe komenti i Jose Mourinhos, i cili i kushtoi disa fjalë të veçanta yllit argjentinas.

“Urime për një karrierë ndërkombëtare të mrekullueshme dhe të paharrueshme”, shkroi trajneri i Real Madridit. Mourinho theksoi se mungesa e Messit do të ndihet shumë në turnetë e ardhshëm ndërkombëtarë. “Copa América e ardhshme dhe Kupa e Botës e ardhshme nuk do të jenë të njëjta në mungesën tënde, siç kanë qenë më parë”, shtoi portugezi. Messi largohet nga kombëtarja pas një epoke të artë, gjatë së cilës fitoi Kupën e Botës dhe dy herë Copa América. Me fanellën e Argjentinës, ai u shndërrua në një nga figurat më të mëdha të historisë së futbollit, ndërsa lamtumira e tij shënon fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm për “Albiceleste”.