Ka përfunduar pa nisur mirë aventura e tenistit serb në New York, ku është eliminuar nga argjentinasi Navone. Në turnetë Slam nuk humbiste në turin e parë prej 78 ndeshjesh.
Eliminim i bujshëm i Novak Djokovic në Us Open. Tenisi i njohur është mundur që në ndeshjen e parë të turneut amerikan nga Mariano Navone. Për herë të parë ish-numri 1 eliminohet që në turin e parë të një turneu Slam, ku ka luajtur më shumë finale se çdo lojtar tjetër.
Djokovic humbi me rezultatin 7-6, 5-7, 4-6, 6-2 dhe 6-1, pas 4 orësh e 36 minutash lojë. Ai kishte 78 fitore radhazi në turin e parë të turneve Slam, nuk humbiste që nga Australian Open 2006 kundër Paul Goldstein.
“Kam një problem serioz, duhet të kuptoj se çfarë po ndodh”, – tha tenisti pas eliminimit në Us Open, duke iu referuar gjendjes fizike.

