Daku gjen golin e parë me Spartakun

Mirlind Daku ka gjetur më në fund golin e parë në kampionatin rus me fanellën e Spartakut të Moskës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë protagonist në përballjen ndaj Orenburgut, duke realizuar nga pika e bardhë.

Në minutën e 76-të, Spartaku fitoi një penallti dhe Daku mori përsipër ekzekutimin. Sulmuesi shqiptar tregoi qetësi dhe saktësi, duke mposhtur portierin dhe duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Ky ishte goli i parë i Dakut në kampionat për Spartakun, pas transferimit nga Rubin Kazan, dhe një moment i rëndësishëm për 27-vjeçarin, i cili kishte kërkuar prej kohësh rrjetën e parë me klubin e ri.