Beckham kërkon Nantes

David Beckham mund të jetë pranë blerjes së një tjetër klubi futbolli dhe këtë herë objektivi i tij raportohet të jetë në Francë.

Ish-ylli i Manchester Unitedit është aktualisht pronar i Inter Miamit dhe bashkëpronar i Salford City. Tashmë, sipas “Ouest-France”, emri i Beckhamit po përmendet në një ofertë për blerjen e klubit historik FC Nantes.