Álvarez “sëmuret” dhe nuk stërvitet, Atlético Madrid e vendosur për të mos e shitur te Barça

Çështja “Julián Álvarez” në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar me kalimin e ditëve. Atlético Madrid njoftoi sot se sulmuesi argjentinas nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një problemi fizik, por në qarqet e merkatos besohet se arsyeja e vërtetë lidhet me situatën e krijuar rreth së ardhmes së tij. Julián Álvarez po përpiqet të bindë klubin madrilen që ta lejojë të largohet dhe të transferohet te Barcelona, por Atlético Madrid mbetet i vendosur në qëndrimin e tij. Klubi kryeqytetas është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e argjentinasit vetëm për një shifër jo më të ulët se 150 milionë euro. Megjithatë, Atlético ka vendosur edhe një kusht të qartë: nëse Álvarez shitet, destinacioni i tij nuk do të jetë Barcelona.