Rodri përgatitet për debutimin me Barcelonën këtë të enjte

Rodri ka nisur përgatitjet për debutimin e tij me fanellën e Barcelonës, që mund të vijë këtë të enjte në përballjen ndaj Athletic Bilbaos në “Spotify Camp Nou”.

Mesfushori madrilen u stërvit për herë të parë me pjesën tjetër të skuadrës gjatë seancës së së hënës, pasi javën e kaluar kishte punuar individualisht. Rodri iu bashkua Barcelonës me pak përgatitje, pas angazhimit të tij në Kupën e Botës dhe një ndërhyrjeje ambulatore në shpinë.