Gavi, dëmtimi jo serioz

Lajm i mirë për Gavi-n dhe gjithë tifozët e Barcelonës. Mesfushori spanjoll nuk ka pësuar asnjë dëmtim, pas goditjes në gjurin e djathtë që e detyroi të largohej nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Elches.

Gavi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore këtë mëngjes në Ciutat Esportiva Joan Gamper, të cilat konfirmuan se bëhej fjalë vetëm për një goditje dhe jo për një dëmtim. Kështu, frika për një problem serioz është shuar.