Como pranë Moise Kean

Cesc Fabregas ka insistuar për përforcimin e repartit ofensiv dhe tashmë Moise Kean është shumë pranë transferimit te Como. Negociatat mes klubit nga Lombardia dhe Fiorentinës kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe palët janë afruar ndjeshëm me njëra-tjetrën.

Como kishte bërë fillimisht një ofertë prej 30 milionë eurosh, ndërsa më pas e rriti propozimin në 38 milionë euro, përfshirë bonuset. Tashmë klubi i drejtuar nga Fabregas pritet të bëjë lëvizjen vendimtare, me një ofertë që mund të arrijë në 40 milionë euro plus bonuse.