Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të dhunshme mes tifozërive të organizuara në Salvador, në shtetin brazilian Bahia, ditën kur u zhvillua derbi mes Bahias dhe Vitorias.
Viktima është identifikuar si José Alexandre Souza Borges, 28 vjeç, pjesë e grupimit ultras Bamor, që mbështet Bahia-n. Sipas policisë, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të grupimit Torcida Uniformizada Os Imbatíveis, që mbështet Vitoria-n.

