Momente shqetësuese janë regjistruar në fund të miqësores mes Bayern Munich dhe Leipzigut. Jamal Musiala humbi ndjenjat në fushë, duke shkaktuar panik te bashkëlojtarët dhe stafin e skuadrës bavareze.
mente dukej se kishte humbur vetëdijen. Bashkëlojtari i tij i ri, Ismael Saibari, reagoi menjëherë duke kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor. Musiala mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u largua nga fusha në këmbët e tij. Megjithatë, ylli gjerman dukej i tronditur pas incidentit. Në minutën e 86-të, Musiala u zëvendësua nga talenti senegalez Bara Njie.
Incidenti ndodhi vetëm pak minuta pasi Musiala kishte shënuar golin e tretë të Bayern.

