Një Messi do të ketë mundësinë të përballet me Cristiano Ronaldon në futbollin saudit, por këtë herë nuk bëhet fjalë për Lionel Messin. Bëhet fjalë për francezin Rayane Messi, i cili është transferuar tek Al Ettifaq, duke u larguar nga Strasbourg. Klubi saudit e ka zyrtarizuar marrëveshjen për talentin e lindur në vitin 2007, i cili luan si sulmues krahu në të majtë.
Tani ai do të kërkojë të fitojë më shumë hapësira dhe eksperiencë në futbollin saudit, ndërsa mbi të gjitha transferimi krijon një situatë interesante: emri “Messi” mund të jetë sërish përballë Cristiano Ronaldos. Pra, nëse në të ardhmen Rayane Messi do të përballet me Al Nassr-in, titulli do të jetë i pashmangshëm: Messi kundër Ronaldos, por këtë herë pa Lionel Messin në fushë.

