Virgjërinë e portës e prishën në mënyrën më pikante: dy gola në fushën reservë të Vllaznisë. Ekipi i Laçit, ata që më parë trembnin çdo kundërshtar kur i kundërviheshin maksimalisht, më së fundi ka shijuar golat e parë në këtë sezon. Më të vonuarit, në një kampionat ku goli nuk është mineral aq i rrallë, ngaqë vuajtën edhe radikalizimin e theksuar të ekipit. Më pak emra nga sezoni i kaluar, pothuaj një dyzinë e larguar futbollistësh, prapëseprapë, nuk pajtohen dot me klasifikimin atipik. Një gol i kalibruar i Toskit, që pohon se nuk ështrë rastësi, por një shije e provuar edhe në Bundesligë, mund të konsiderohet prishja e letargjisë për ekipin kurbinas.
Shpresa që LaçI të gjejë shinat e mbijetesës, nxitet edhe nga kalendari I kësaj jave, ku presin Flamurtarin problematik. Por, për trajnerin Ndreu është një ndeshje hileqare në dukje,sa askush të mos bjerë pre e teorisë kapitulluese të kundërshtarit.