Myrto Uzuni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet e tij për Austin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi një tjetër gol spektakolar në Leagues Cup, duke ndihmuar skuadrën amerikane të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të turneut.
Austin u përball me Club América në një sfidë të fortë, ku skuadra meksikane kaloi në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Megjithatë, reagimi i ekipit amerikan nuk vonoi dhe protagonisti kryesor ishte pikërisht Uzuni. Në minutën e 67-të, shqiptari mori topin në krahun e majtë dhe lëshoi një goditje të jashtëzakonshme drejt portës, duke e dërguar topin në cepin e largët dhe duke barazuar rezultatin.

