Lionel Messi u rikthye në fushë pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, por rikthimi i kapitenit argjentinas nuk mjaftoi për të shpëtuar Inter Miamin nga eliminimi në Leagues Cup.
Skuadra amerikane u mposht 3-2 nga meksikanët e León, duke i dhënë fund aventurës në këtë kompeticion. Messi, i cili kishte udhëtuar drejt Argjentinës për ceremoninë mortore të babait të tij, u rikthye në Florida të martën në mbrëmje. Sulmuesi argjentinas e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, duke u pritur me një ovacion të madh nga tifozët në stadium. Rikthimi i tij ishte veçanërisht emocional, pasi vetëm pak ditë më parë ai kishte marrë pjesë në funeralin e babait.
Jorge Messi, i cili për vite me radhë ishte edhe agjenti i djalit të tij, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 68-vjeçare. Vdekja e tij erdhi në një periudhë kur Lionel Messi kishte lënë të kuptohej edhe për mundësinë e tërheqjes nga futbolli. Megjithatë, në rikthimin e tij në fushë, Messi nuk arriti ta ndryshonte fatin e Inter Miamit. León triumfoi 3-2 dhe siguroi kualifikimin, ndërsa skuadra e yllit argjentinas u eliminua nga Leagues Cup.

