Vlahovic dhe Lukaku ndjekin rrugën e Salah

Turqia është kthyer në një oaz për një pjesë të madhe të yjeve që e kanë mbyllur me futbollin e rëndësishëm apo që nuk janë në kushte për të luajtur në nivele të larta. Pas Mohamed Salah, është radha e Dusan Vlahovic, me “bomberin” serb që në pamundësi për të gjetur një ekip “big” pranoi ofertën e Beshiktash. Përcaktues në këtë pikë ishin milionat dhe kontrata e majme që Beshiktash i vendosi në tavolinë. Ish sulmuesi i Juves do të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, plus 10 të tjera në momentin e firmës, si bonus mirënjohje.

Të njëjtin destinacion ka zgjedhur edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi belg ka gjetur akordin total me ekipin e Fenerbahces duke u larguar në këtë mënyrë nga Napoli. Presidenti De Laurentis vendosi të lë të lirë Lukakun duke pranuar një ofertë modeste prej 7 milionë euro. 40% e kësaj shumë do t’i shkojë ekipit të Chelsea-t.