Mbappe shkëputet nga Nike

Kylian Mbappé pritet të ndryshojë sponsorin e pajisjeve sportive pas shumë vitesh bashkëpunimi me Nike, ndërsa marka e re mund të jetë një emër befasues në botën e futbollit.

Kylian Mbappé pritet të mbyllë një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij jashtë fushës. Sipas gazetarit francez Thibaud Vézirian, specialist i futbollit francez, sulmuesi i Real Madridit i ka dhënë fund bashkëpunimit me Nike më 31 korrik, pas një marrëdhënieje që kishte nisur kur ai ishte vetëm tetë vjeç.

Tani, Mbappé është pranë nënshkrimit të një kontrate të re shumë fitimprurëse me një kompani që, sipas raportimeve, nuk është një nga emrat tradicionalë të industrisë si Adidas, Puma apo Under Armour.