Humbja 3-0 ndaj Çelsit në miqësoren e zhvilluar në Xhakartë duket se ka ndihmuar Ruben Amorimin të marrë disa vendime të rëndësishme. Trajneri i Milanit kishte kërkuar kohë për të vlerësuar grupin gjatë përgatitjeve të verës, por tashmë lista e largimeve po bëhet më e qartë. Kuqezinjtë raportohet se kanë nxjerrë në shitje Pervis Estupinjan, Fikajo Tomorin, Yusuf Fofanën, Samuele Riccin, Zakarri Atekamen dhe Santiago Gimenezin.
Në fokus është edhe Estupinjan, për të cilin klubi kishte refuzuar më herët interesimin e Aston Vilës.Në listë është edhe Gimenez, i cili aktualisht është i dëmtuar, por Milani pret oferta nga klubet e interesuara, mes tyre Porto dhe Lacio.
Samuele Ricci ndiqet nga Atalanta, ndërsa Ruben Loftus-Cheek është një tjetër lojtar që mund të largohet. Ndërkohë, Rafael Leao do të shitet nëse mbërrin një ofertë prej 50 milionë eurosh plus bonuse. Besiktashi, Galatasaray dhe Fenerbahçe kanë shfaqur interes, por deri tani asnjë prej tyre nuk është gati të paguajë këtë shumë.

