Kane, Bayerni nis negociatat për rinovimin e kontratës

Harry Kane është gati të ulet në tryezën e negociatave me Bayernin për rinovimin e kontratës. Pas përfundimit të pushimeve familjare në Karaibe, sulmuesi anglez pritet t’i bashkohet skuadrës bavareze pas përfundimit të turneut aziatik dhe më pas të nisë diskutimet për të ardhmen e tij.

Kontrata aktuale e Kane me Bayern-in skadon në vitin 2027, por kampionët e Gjermanisë duan ta zgjasin bashkëpunimin me kapitenin e Anglisë. Sipas mediave gjermane, sulmuesi nuk e ka në plan të largohet nga “Allianz Arena” dhe është i gatshëm të rinovojë.