Klubi i Spartak të Moskës ka prezantuar sot zyrtarisht Mirlind Dakun si afrimin më të ri të tij. Futbollisti shqiptar është transferuar nga Rubin Kazan, pasi Spartak Moskë bleu 11 milionë euro kartonin e tij. Klubi i madh rus bëri të ditur se Daku kishte firmosur për tre vitet e ardhshme me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
“Dashuroj të shënoj gola. Tani do ta bëj për Spartakun”, ishin fjalët e Dakut në videon e prezantimit, ku ai shfaqej me fanellën e skuadrës së re. Sulmuesi ka zgjedhur numrin 19 në klubin e ri, një fanellë që përkon me atë që mban në radhët e Kombëtares shqiptare.

