Martesat e Morates dhe Bartrës në 24 orë; të ftuarit e përbashkët prenotojnë avion privat per 1000 km

Kjo verë duket se do të jetë stina e martesave. Tani e kanë radhën të shkojnë në altar, Alvaro Morata e Marc bartra të cilët do të celebrojnë lidhjet e tyre në 17 dhe 18 qershor dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Të dy futbollistët janë pjesë e përfaqësueses spanjolle dhe një pjesë e mirë e futbollistëve janë të ftuar në të dyja ceremonitë. Është rasti i Pique, Sergio Ramos, Isco, e Iniesta të cilët nuk duan të humbasin asnjë prej martesave dhe e kan gjetur mënyrën për të qenë në këto dy evente që do të ndodhin 1000 km larg njëra-tjerës; duke marrë me qera një avion privat. Alvaro Morata do të zhvillojë ceremoninë e martesës me Alice Campellon në17 qershor ne qytetin romantik të Venezias, ndarsa Bartra e Melissa Jimenez do të martohen në 18 qershor në Barcelonë. Të ftuarit në dasmën e Moratës, pas festimeve të së shtunes së ardhshme, do të marrin avionin në mëngjesin e së dielës për të shkuar në Barcelonë dhe për të celebruar martesën e mbrojtësit të Borussia Dortmund

sfidanti.al