Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, u shfaq si i ftuar – së bashku me këshilltarin e lartë të RedBird, Zlatan Ibrahimovic – në skenën e “WSJ Sports Event”, një aktivitet vjetor i organizuar nga Wall Street Journal. Drejtuesi amerikan foli për planet e tij për Milanin dhe bashkëpunimin me Ibrahimovicin, si dhe zbuloi disa detaje nga prapaskenat në lidhje me Amorimin…
Mbi rolin e Ibrës te RedBird dhe Milani – “Zlatani punon për RedBird-in, jo për Milanin; kjo ishte diçka që njerëzit në Europë e kishin të vështirë ta kuptonin. Pritshmëria ishte që ne t’i bënim gjërat ashtu siç ishin bërë gjithmonë. Më kujtohen herët e para kur shkova në Itali: kur bëja pyetje që isha mësuar t’i bëja këtu në Amerikë, reagimet ishin mjaft të habitura”.

