Norvegjia nuk ia del të bëjë mrekullinë përballë Anglisë në çerekfinale. Skuadra nordike, edhe pse kaloi e para në avantazh, u përmbys nga një super-Bellingham, i cili realizoi golin e barazimit dhe atë të fitores në kohën shtesë, pasi 90 minutat u mbyllën 1-1. Nuk ishte mbrëmja e Harry Kane apo e Erling Haaland-it, por e yllit të Real Madridit, që gjithmonë u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të bërë diferencën në fushë.

