Arsene Venger ka dhënë mendimin e tij se cila skuadër mund ta ndalë Francën në rrugën drejt fitimit të Kupës së Botës. Franca mbërriti në Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë si favoritja kryesore, ndërsa paraqitjet mbresëlënëse deri tani vetëm sa kanë forcuar bindjen se mund ta fitojë trofeun e tretë botëror më 19 korrik.
“Franca do ta fitojë Kupën e Botës. E di që do të thoni. Sigurisht që e thua këtë, sepse je francez. Por kur e analizon Botërorin, ritmi i garës është shumë i lartë dhe duhet të jesh në gjendje t’i përshtatesh atij”.
Sipas trajnerit legjendar, Spanja, me të cilën Franca mund të përballet në gjysmëfinale nëse të dyja skuadrat fitojnë ndeshjet e tyre çerekfinale, ka një cilësi që nuk e zotëron asnjë ekip tjetër në futbollin botëror.
“Për mua, pyetja e vërtetë është Spanja. Nëse ka një skuadër që mund ta mposhtë Francën në këtë moment, do të thosha se është Spanja, sepse niveli i saj teknik është më i lartë se ai i Francës. Ata kanë cilësi dhe një kulturë të futbollit kolektiv që askush tjetër në botë nuk e ka në atë nivel”.

