Jurgen Klop raportohet se është trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë, duke zëvendësuar Julian Nagelsmanin, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit befasues të “Pancerave” nga Botërori 2026.
Nagelsmani u largua nga posti pasi Gjermania u eliminua nga Paraguai në fazën e 1/32-ave, duke u mposhtur 4-3 pas goditjeve të penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1.
“Po, Juliani dha dorëheqjen dhe DFB po kërkon pasuesin e tij. Gjatë këtij procesi, më kontaktuan edhe mua. Kur u largova nga Liverpuli nuk kisha energji për të vazhduar, por tani ndihem plotësisht i rimbushur dhe gati për këtë sfidë”, deklaroi Klop.
Nëse emërimi konfirmohet, debutimi i tij në stolin e Gjermanisë do të vijë më 24 shtator në transfertë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve, ndërsa tri ditë më vonë do të drejtojë për herë të parë “Pancerat” në shtëpi në përballjen ndaj Greqisë.

