FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46-vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026-2027.
Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar. Bratu ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me opsion shtyrjeje.

