Dinamo godet përsëri në merkato, vjen Erjon Hoxhallari. Ish-kapiteni i Tiranës ka arritur një marrëveshje me 18 herë kampionët e Shqipërisë, duke sjellë më shumë siguri ne repartin e mbrojtjes. Hoxhallari vjen pas një eksperience me Polonia Warsaw.
Njoftimi i klubit:
Erjon Hoxhallari është lojtari më i ri i FC Dinamo
Klubi blu mirëpret një mbrojtës me përvojë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Me eksperiencën e fituar në Superligë dhe në kampionatin polak së fundi, Hoxhallari i bashkohet Dinamos për të sjellë siguri dhe cilësi në repartin difensiv.
Firma me mbrojtësin e njohur, i grumbulluar më parë edhe nga Kombëtarja kuqezi, është lëvizja e radhës e rëndësishme nga presidenti Adrian Bardhi për një skuadër gjithmonë e më të fortë.
Hoxhallari ka firmosur kontratën me 18 herë kampionët e vendit dhe i është bashkuar në stërvitje skuadrës sonë, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Mirë se erdhe, Erjon!

