Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026 mund të sjellë pasoja të mëdha në pankinën e kombëtares. Në qendër të kritikave është trajneri Julian Nagelsmann, i cili akuzohet se nuk arriti ta përgatiste skuadrën në nivelin e duhur dhe bëri zgjedhje të gabuara në momentet vendimtare.
Ai shtoi se Federata do të analizojë me qetësi arsyet e dështimit dhe se nuk mund të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur.
“Pas një dështimi të tillë dhe duke marrë parasysh sfidat që na presin, ne nuk mund dhe nuk do të kthehemi thjesht në punë si normalisht”, u shpreh kreu i Federatës. Mediat gjermane raportojnë se rezultatet zhgënjyese në turnetë e fundit madhorë kanë dobësuar pozitat e Nagelsmann. Sipas tyre, Federata duhet të rishikojë qëndrimin ndaj trajnerëve që nuk arrijnë objektivat, edhe nëse bëhet fjalë për emra të mëdhenj. Tashmë pritet që ditët e ardhshme të jenë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Gjermanisë.

