Zlatan Ibrahimoviç ka reaguar ashpër ndaj vendimit të VAR-it për të anuluar golin e Iranit në minutat shtesë të ndeshjes kundër Egjiptit në Kupën e Botës 2026.
Ish-sulmuesi suedez, i cili aktualisht është komentator për FOX Sports gjatë Botërorit, kritikoi ashpër arbitrat pasi goli i Shoja Khalilzadeh u anulua për pozicion jashtë loje. Ai gol do t’i kishte dhënë Iranit fitoren dhe kualifikimin në fazën e 1/16-ave si vendi i dytë në grup, pas Belgjikës, ndërsa pas vendimit të VAR-it kombëtarja iraniane mbeti pranë eliminimit. Ibrahimoviç u shpreh se besueshmëria e sistemit VAR po dëmtohet nga vendime të tilla.
“Nëse anulon një gol që mund të vendosë fatin e një kombi në Kupën e Botës, duhet të jesh 100 për qind i sigurt, jo të hamendësosh pas një ekrani. Miliona iranianë festuan atë që besuan se ishte një moment historik, por brenda pak sekondash gjithçka u anulua. Nuk anuluan vetëm një gol, por i vodhën ëndrrën një kombi”, përfundoi Ibrahimoviç.

