Merkato/ Alvarez në Lonër, Gyokeres në Madrid

Sipas raportimeve të emisionit spanjoll El Chiringuito, merkatoja e verës mund të sjellë një nga shkëmbimet më spektakolare të viteve të fundit. Arsenal dhe Atletico Madrid thuhet se po punojnë për një marrëveshje që do të dërgonte Julian Alvarez në Londër, ndërsa sulmuesi suedez Viktor Gyökeres do të transferohej në Madrid së bashku me 50 milionë euro.

Julian Alvarez, i cili u largua nga Premier League për t’iu bashkuar Atletico Madridit, mund të rikthehet sërish në Angli vetëm një vit pas transferimit të tij. Nga ana tjetër, Arsenal është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe argjentinasi shihet si profili ideal për projektin e Mikel Artetës. Atletico Madrid mund ta shohë me sy pozitiv këtë formulë, pasi do të shmangte shitjen e një prej yjeve të saj te rivalët direkt në La Liga, ndërsa do të siguronte shërbimet e Gyökeres, një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë, si dhe një shumë të konsiderueshme financiare. Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare nga klubet, por nëse negociatat avancojnë, kjo marrëveshje mund të kthehet në një nga operacionet më të bujshme të merkatos së verës 2026.