Atletico Madridi futet në garë për Leandro Trossard

Leandro Trossard mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, pasi e ardhmja e tij te Arsenali mbetet e pasigurt.

Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, interesim serioz për sulmuesin belg ka shfaqur Atlético Madridi, i cili po monitoron nga afër situatën e lojtarit dhe mund të bëjë lëvizje konkrete gjatë afatit kalimtar. Trossard, i cili ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Arsenalit në sezonet e fundit, mund të largohet nga “Emirates” këtë verë, ndërsa disa klube evropiane po ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth tij.