Bundesliga i bën jehonë sezonit fantastik të Fisnik Asllanit

Fisnik Asllani po shijon momentet më të mira të karrierës së tij, teksa paraqitjet mbresëlënëse me Hoffenheimin dhe Kombëtaren e Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi 23-vjeçar zhvilloi një sezon fantastik në Bundesliga, duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar 7 asistime në 34 ndeshje kampionati, ndërsa shtoi edhe një gol në Kupën e Gjermanisë.

Forma e tij e shkëlqyer është vlerësuar edhe nga Bundesliga, e cila i kushtoi një postim të veçantë në rrjetet sociale. “Fisnik Asllani po shkëlqente në sezonin 2025-2026”, shkroi faqja zyrtare e kampionatit gjerman, duke ndarë disa nga momentet më të mira të sulmuesit kosovar.

Përveç suksesit në nivel klubesh, Asllani ka qenë vendimtar edhe me fanellën e Kosovës, ku ka realizuar tre gola në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme. Pas rikthimit te Hoffenheimi nga huazimi tek Elversbergu, sulmuesi ka shpërthyer përfundimisht në elitën e futbollit gjerman. Performancat e tij kanë zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha europiane.