Transferimi i Bernardo Silvës te Juventusi duket tashmë pothuajse i pamundur. Mesfushori portugez është shumë pranë kalimit te Barcelona, klub që ka marrë avantazh të madh në garën për firmën e tij. Sipas raportimeve të fundit, pista që çon 31-vjeçarin në Katalunjë është nxehur ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Vetë lojtari dëshiron me çdo kusht të veshë fanellën ‘blaugrana’ dhe ka vendosur Barcelonën në krye të preferencave të tij, edhe për arsye familjare. Ish-‘ylli’ i Manchester City-t kërkohej gjithashtu nga Atletico Madridi, por duket se projekti i Hansi Flick-ut ka e bindur përfundimisht portugezin. Mediet spanjolle raportojnë se kontaktet mes palëve janë intensifikuar dhe drejtori sportiv Deco e sheh me sy shumë pozitiv afrimin e Bernardo Silvës.
Mesfushori ofensiv pritet të transferohet si lojtar i lirë, ndërsa marrëveshja finale mund të arrihet gjatë javës së ardhshme. Burime të ndryshme pranë negociatave bëjnë të ditur se firmat zyrtare janë shumë pranë. Kjo do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën në merkato, ndërsa Juventusi sheh t’i shuhet një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës.
sfidanti.al

