Donyell Malen synon të shkëlqejë edhe në Botëror

Donyell Malen po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij dhe tani synimi i radhës është Kupa e Botës. Sulmuesi holandez, i cili është kthyer në një nga pikat kryesore të Romës, ka deklaruar se dëshiron të “shpërthejë” edhe në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Që nga transferimi i tij te Roma në janar, lidhja me klubin italian dhe trajnerin Gian Piero Gasperini ka qenë menjëherë e fortë dhe vendimtare. Malen është shndërruar në një sulmues shumë produktiv në Serie A, duke realizuar 14 gola në 18 ndeshje, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Tashmë objektivi i tij është përfaqësimi me Holandën në Botëror, ku do të shkojë me një besim të madh dhe me statusin e një lojtari të rëndësishëm, pasi Roma ka aktivizuar edhe opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.

Vetë futbollisti ka shprehur emocionet e tij edhe në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga fëmijëria dhe momentet me kombëtaren holandeze. Në mesazhin e tij, ai ka kujtuar ëndrrën e hershme për të luajtur në Botëror, duke theksuar se ndjesia është “e veçantë”. “Kur isha fëmijë shikoja Botërorin me familjen time, i veshur me ngjyrat portokalli, duke ëndërruar momente si ky. Nga ekipet e moshave deri te përfaqësimi i vendit tim në skenën më të madhe të futbollit, pranë shokëve