Argjentina në krizë dëmtimesh

Mos dëmtimi i Leo Mesit ka gëzuar tifozët argjentinas dhe jo vetëm, por situata në kampin e kampionëve të botës nuk është e mirë. Trajneri Skaloni po përballet me dëmtime të shumta në prag të kupës së botës.

6 lojtarë të cilën janë në listën e grumbullimit, janë të dëmtuar dhe rrezikojnë jo pak ndeshjet në fazën e grupeve. Emiliano Martínez, Romero, Molina, Montiel, Nico Paz dhe Nicolas Gonzalez janë të dëmtuar me ekipet e tyre në sfidat e fundit të sezonit.

Heroi i botërorit të Katar 2022, portieri i Aston Villas, Emiliano Martínez, pësoi një frakturë në gisht në dorën e djathtë gjatë nxehjes për finalen e Europa League të javës së kaluar. Lëndimi nuk e pengoi atë të luante në fitoren e klubit të tij ndaj Freiburgut, dhe “Dibu” pritet të jetë i aftë të zërë vendin e tij në portë për ndeshjen hapëse të Argjentinës në Kupën e Botës kundër Algjerisë më 16 qershor.

Ndërkohë, mbrojtësi i Tottenhemit, Romero, po nxiton të rikuperohet nga një lëndim i ligamentit në gjurin e djathtë. Molina i Atletiko Madridit dhe Gonzalo Montiel i River Plate , dy mbrojtësit e djathtë të parashikuar në listën përfundimtare të Skalonit, po vuajnë nga lëndime muskulore.

Përveç kësaj, mesfushori i Komos, Niko Paz, humbi ndeshjen e fundit të klubit të tij në Serie A për shkak të një dëmtimi në gju dhe anësori i Atletiko Madridit, Nicolas Gonzalez, është në fazat e fundit të rikuperimit.

Scaloni shprehet se të gjithë lojtarët e lënduar do të vlerësohen deri në njoftimin përfundimtar të skuadrës, i cili duhet të bëhet nga FIFA më 2 qershor. Asnjë nga lojtarët e lartpërmendur, përfshirë Messin, nuk pritet të jetë pjesë e ndeshjeve përgatitore të Argjentinës para Kupës së Botës.

Scaloni ka zgjeruar listën e tij për miqësoret e ardhshme kundër Hondurasit më 6 qershor dhe Islandën më 9 qershor në Auburn Alabama. Argjentina hap ndeshjet e Grupit J kundër Algjerisë më 16 qershor në Kansas City, përpara se të përballet me Austrinë më 22 qershor dhe Jordaninë më 27 qershor.