NBA/ New York Knicks rikthehen në finale pas 27 vitesh

New York Knicks rikthehen në finalet e NBA-së për herë të parë që nga viti 1999, pas 27 vitesh. Me fitoren e fundit 130-93 ndaj Cleveland, Knicks kompletuan serinë 4-0. Karl Anthony-Towns realizoi 19 pikë në këtë ndeshje dhe ishte autor i 14 ribaundeve. OG Anunoby shënoi 17 pikë dhe New York Knicks mposhtën me lehtësi Cavaliers mbrëmjen e së hënës. Rezultati 130-93 flet qartë për dominimin e Knicks. Kompletohet kështu seria prej katër fitoresh radhazi në finalet e Eastern Conference, duke bërë që Knicks të shkojnë në finalet e NBA-së për herë të parë që nga 1999-a.

sfidanti.al