Real Madrid, Mou do Dumfries

Periudha e fundit nuk duket aspak e lehtë për Trent Alexander-Arnold, i cili, sipas raportimeve, po përballet me pasiguri si në nivel kombëtareje, ashtu edhe në aspektin e së ardhmes në klub. Mbrojtësi anglez mbeti jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga Anglia  për pjesëmarrjen në Botëror, ndërsa mediat britanike raportojnë se situata e tij mund të komplikohet edhe më tej në nivel klubesh. Sipas mediumit sportiv Team Talk, Alexander-Arnold nuk konsiderohet një element qendror në projektin që pritet të ndërtohet nga José Mourinho, i përfolur si trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Raporti thekson se “Special One” do të preferonte afrimin e mbrojtësit të krahut të Interit, Denzel Dumfries, si pjesë kyçe e projektit të tij të mundshëm. Për të siguruar transferimin e holandezit, klubi i interesuar do të duhet të paguajë rreth 25 milionë euro, shumë që përkon me klauzolën e lirimit të lojtarit.

sfidanti.al