Southampton-i është përjashtuar përfundimisht nga finalja e play-off-it për ngjitjen në Premier League, pasi apelimi i klubit anglez u rrëzua nga autoritetet e futbollit anglez. Klubi akuzohet për spiunazh, çështje që ka shkaktuar debat të madh në Angli. Pas vendimit të fundit, në finalen e play-off-it do të luajë Middlesbrough, që do të përballet me Hull City-n të shtunën, në sfidën që do të vendosë skuadrën e fundit që ngjitet në Premier League. Një ditë më parë, komisioni disiplinor i pavarur i EFL kishte përjashtuar Southampton-in nga play-off-i dhe kishte rikthyer Middlesbrough, edhe pse kjo skuadër ishte eliminuar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 2-1 nga “Shenjtorët”.
Southamptoni e konsideroi vendimin të padrejtë dhe apeloi, duke argumentuar se ndëshkimi ishte “qartësisht joproporcional krahasuar me çdo sanksion tjetër në historinë e futbollit anglez”. Megjithatë, autoritetet e Premier League-s vendosën ta linin në fuqi dënimin. Vendimi tashmë është përfundimtar dhe klubi nuk ka më mundësi apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
sfidanti.al

