Epoka e Xabi Alonso-s te Chelsea nis me dy goditje të mëdha

Chelsea ka nisur zyrtarisht projektin e ri me Xabi Alonson në krye të skuadrës, ndërsa drejtuesit londinezë po planifikojnë menjëherë përforcime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Trajneri spanjoll pritet të marrë drejtimin e ekipit duke filluar nga vera, me objektivin për të rikthyer Chelsean mes skuadrave elitare në Angli dhe Europë pas disa sezonesh me rezultate të paqëndrueshme. Në prezantimin e tij, Alonso theksoi ambicien për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe fituese.

“Dëshirojmë të ndërtojmë një ekip që mund të garojë në mënyrë të qëndrueshme në nivelin më të lartë dhe të luftojë për trofe. Ka shumë talent në këtë klub dhe për mua është një nder i madh ta drejtoj”, deklaroi tekniku spanjoll. Sipas raportimeve të mediave angleze, prioriteti kryesor i Chelseat në merkato është përforcimi i repartit difensiv. Në listën e objektivave ndodhen Marcos Senesi i Bournemouth dhe talenti spanjoll Jacobo Ramon, aktualisht pjesë e Comos në Serie A. Paralelisht, londinezët po kërkojnë edhe një përforcim cilësor në sulm. Emri që kryeson listën është Morgan Rogers i Aston Villës, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues anglezë.

sfidanti.al