Barcelona synon të transferojë një sulmues të ri këtë verë, sidomos tani që largimi i Robert Lewandowski është konfirmuar. Klubi katalanas dëshiron të afrojë një “numër 9” të madh për të konkurruar së bashku me Ferran Torres, ndërsa prej muajsh objektivi kryesor ka qenë ylli i Atlético Madrid dhe Argjentinës, Julián Álvarez.
Brenda Barcelonës ka ekzistuar shpresa se një marrëveshje për Alvarez mund të realizohej, pavarësisht qëndrimit të fortë të Atleticos për lojtarin e tyre më të vlefshëm. Megjithatë, optimizmi është zbehur në javët e fundit dhe për këtë arsye katalanasit kanë kthyer vëmendjen te sulmuesi i Chelsea, João Pedro, të cilin e konsiderojnë si një transferim shumë më të realizueshëm.

