Luisa Kremleva, viktima e dhunës seksuale nga Theo Hernandez, kishte bërë 3 denoncime të tjera

Quhet Luisa Kremleva vajza valenciane me origjinë ruse që denoncoi Theo Hernandez për dhunë seksuale përpara dy ditësh. Një akuzë të cilën futbollisti 22 vjecar që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Realit të Madridi, e mohoi në momentin që dha deklaratën e toj në polici. Së fundmi në median iberike kanë dalë disa detaje të tjera në lidhje me Luisa Kremlevën. Kjo e fundit ka bërë edhe 3 denoncime të tjera të ngjashme në Malaga dhe sipas policisë në deponimin e fundit të saj janë shfaqur disa kontradikta. Kremleva është një emër i njohur për mediat e kronikave rozë në Spanjë pasi ka qenë pjesë e disa programeve televizive, ndërkohë që ka pozuar e zhveshur edhe për kopertinën e revistës ‘Interviu’. Në denoncimin kundër Theo Hernandez, Kremleva tregonte se ishte bashkë me fubollistin në një diskotekë për t’iu drejtuar më pas makinës së tij të tipit Porche Cayanne ku nisën të kryenin marrëdhënie seksuale. Kremleva theksoi se në një moment i kërkoi që të ndalonin, por ai nuk e bëri këtë. Luisa tha se Theo vijoi sulmet seksuale ndaj saj për ta nxjerrë me forcë më pas nga makina. Kremleva ra në tokë duke pësuar dëmtim në gju. Menjëherë shkoi në spital për të marrë mjekimin dhe më pas iu drejtua policisë për të bërë denoncimin.

sfidanti.al