Nuk ka pse të nxitohet në merkato, sezoni nuk është mbyllur ende dhe për më tepër është edhe finalja e Champions League. Megjithatë, PSG po studion pistat e mundshme për të forcuar skuadrën dhe tashmë ka një emër mbi të gjithë.
Julian Alvarez është sulmuesi që mund të kthehet në një nga protagonistët kryesorë në verë. PSG – sipas shtypit spanjoll – e sheh lojtarin e Atletico Madrid si një nga objektivat kryesorë për fuqizimin e repartit të avancuar. Kampioni i botës 2022 është një kërkesë specifike e trajnerit Luis Enrique, i cili prej kohësh e admiron argjentinasin. Ka dashur të marrë në Paris edhe dy vjet më parë. Alvarez e refuzoi ofertën atëherë dhe firmosi për Atletico Madrid. Javët e fundit, burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se në verë mund të ketë një transferim të tij në një klub tjetër të madh europian.
PSG duhet të fitojë konkurrencën me Barcelonën dhe Arsenalin, që e ndjekin sulmuesin. Ai që mund të bëjë diferencën në lëvizjen e Alvarez është pikërisht trajneri asturian. Stili i lojës dhe puna e mirë që ka bërë me PSG-në mund të ndikojnë në vendimin e argjentinasit për të zgjedhur francezët.
Sfidanti.al

