Arsenali fiton me ‘dramë’ ndaj West Hamit

Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj West Ham United, duke rikthyer avantazhin prej pesë pikësh në krye të tabelës dhe duke mbajtur gjallë fuqishëm garën për titull në Premier League.

Heroi i mbrëmjes ishte Leandro Trossard, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.