Tashmë Europa kthehet në një ëndërr për të kuqtë. Kjo pasi janë dy javë për t’u luajtur, dhe diferenca me Dinamon e vendit të katërt është 3 pikë. Fakt është se Partizani do ishte pas Dinamos, nëse e mbyll me pikë të barabarta. Kjo për shkak të avantazhit që bardheblutë kanë me ndeshjet direkte dhe golavarazh.
Nëse kjo diferencë me 3 pikë qëndron dhe pas javës 35, atëherë Partizani duhet ta mposhtë Dinamon me tre gola diferencë në stadiumin “Arena e Demave”. Skenar ky që duket thuajse i pamundur, duke pasur parasysh formën e të kuqve. Dinamo luan në javën e ardhshme përballë Vorë, ndërsa Partizani sfidon Egnatian në transfertë. Për ekipin e Ilir Dajës është kjo mundësi, që të ruajë distancën apo dhe ta thellojë.

