Mayweather në krizë financiare, rrezikohet ndeshja me Zambidis

Legjenda e boksit, Floyd Mayweather Jr., po përballet me një situatë të re të ndërlikuar jashtë ringut, pasi raportohet se mund t’i hiqet pasaporta për shkak të problemeve financiare, gjë që rrezikon seriozisht sfidën e tij të radhës.

Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, përfshirë “Ring Magazine”, autoritetet amerikane po e ndjekin nga afër situatën e Mayweather-it për shkak të një borxhi të konsiderueshëm tatimor ndaj IRS, që thuhet se tejkalon 7.25 milionë dollarë.