Heracles bie zyrtarisht nga Eredivisie

Një ditë e hidhur për Heracles Almelo, që tashmë është matematikisht i rënë nga kategoria elitare e futbollit holandez. Humbja 2-0 në shtëpi ndaj Volendamit vulosi fatin e skuadrës, duke e dërguar atë në Divizionin e Dytë sezonin e ardhshëm.

Ndeshja, që duhej të ishte një shans i fundit për të mbajtur gjallë shpresat, përfundoi në zhgënjim total për vendasit. Përveç rezultatit negativ, situata u përkeqësua edhe nga incidentet në stadium. Në minutat e fundit të takimit, arbitri u detyrua ta ndërpriste lojën dhe të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë nga tifozët e Heracles-it.