Nl Atlanta New York Knicks dominuan Hawks duke barazuar serinë 2-2. Kjo fitore erdhi pas dy humbjeve në fotofinish ndërsa kontribut të madh dha mbrojtja, e cila limitoi tej mase sulmin e vendasve: CJ Mccollum shënoi vetëm 17 pikë ndërsa Nickeil Alexander-Walker mbylli garën me 15. Për New York spikati gara e Karl-Anthony Towns, i cili ishte autor i 20 pikëve, 10 topave në tabelë dhe 10 assist.

