Broja duhet të provojë nga e para se sa vlen dhe nëse meriton të ketë minuta te Bërnli në sezonin e ardhshëm, edhe pse në Championship. Parker kishte qenë ai që kishte insistuar për afrimin e sulmuesit ndaj për Brojën gjërat mund të jenë shumë më të vështira pa të në drejtim.
Situata nuk duket pozitive për trajnerin i cili pas ndeshjes me Sitin thekoi edhe një herë se detyra e tij kishte qenë që të nxirrte maksimumin nga grupi i lojtarëve dhe e kishte bërë një gjë të tillë. Por nëse vendoset për ndërrimin e trajnerit, për të gjithë praktikisht nis vlerësimi nga e para i hierarkisë në ekip para syve të emrit të ri që do të vijë në drejtim.

